Ditën e sotme, Vllaznia ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Xhezair Avduli nga ekipi i Arsimit të Maqedonisë së Veriut.
Kontrata është firmosur 3 vjeçare, ndërsa detaji që ka habitur jap pak, ka të bëjë me përshkrimin e klubit shkodran në postimin e këtij afrimi.
Sipas Vllaznisë, Xhezair Avduli është 21 vjeç, por në informacionet e mediumit prestigjioz “Transfermarkt”, i cili merret me të dhënat e lojtarëve dhe vlerat në treg, rezulton se Avduli ka lindur më 20 qershor të vitit 2004, pra është 22 vjeç.
Mesa duket, kuqeblutë nuk i paskan marrë informacionet e plota për afrimin e ri.
Postimi i Vllaznisë për Xhezair Avduli
Të dhënat e Xhezair Avduli sipas "Transfermarkt"
Galeria fotografike ()
Poll
