Dinamo
Në prag të përgatitjeve për Conference League, ekipi i Dinamos ka zhvilluar miqësoren ndaj Sileks të Maqedonisë së Veriut në Ohër.
“Blutë” e kryeqytetit fituan 2 – 1, ndërsa golat u shënuan nga Bruno Dita dhe Dejvi Metaj. Ajo që ra në sy, ishte konfirmimi i lajmit nga “Newsport.al” për transferimin e mbrojtësit Përndreca te Dinamo nga Bylisi, i cili u inkuadrua në fushë gjatë pjesës së dytë.
Me këtë afrim, trajneri Ilir Daja konsolidon prapavijën, ndërsa në Conference League do të përballen në raundin e parë kundër Astanës së Kazakistanit.
Poll

