Pas fitores me Zelandën e Re dhe duke marrë kreun e grupit G, ekipi egjiptian është ndaluar të qendrojë në SHBA.
Ekipi afrikan kishte ndërmend që të transferohej nga Vancouver në Seattle ku do të luhej ndeshja e radhës, për ta përgatitur atë pa udhëtime të tjera. Autoritet lokale e kanë ndaluar ekipin të udhëtojë drejt Seattle për arsye sigurie duke i detyruar të kthehen në bazën e tyre në Kanada.
Trajneri i Egjiptit Hossam Hassan e konfirmoi këtë lajm për tabloitin britanik “Thu Sun”.
“Autoritetet e sigurisë refuzuan kërkesën e skuadrës për të qëndruar në Seattle siç ishte parashikuar pas ndeshjes me Zelandën e Re-tha dhe kështu delegacioni do të kthehtet në qytetin e Spokane. Skuadra donte të udhëtonte direkt në Seattle për t’iu kursyer futbollistëve lodhjen e udhëtimit për shkak të spostimeve të shumta në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Iranin në 26 qershor, por pas vendimit për sigurinë, delegacioni i kombëtares egjiptiane do të kthehet në Spokane”, tha Hassan.
Egjipti do të luajë ndeshjen e fundit në grup kundër Iranit ku kërkon të marrë një rezultat pozitiv për të ruajtur vendin e parë.
