Egjipti mori fitoren e parë në historinë e tij në Kupen e Botës, pasi mposhti 3-1 Zelandën e Re. Në minutën e fundit të ndeshjes Egjipti kreu 6 zëvendësime nga 5 të cilat janë në ndeshjet e zakonshme.
Hossam Abdelmaguid zëvendësoi Mohamed Salah në minutën e 85-të të takimit, por doli nga fusha e lojës dhe u zëvendësua nga Mohamed Abdelmonem. Ky veprim është i lejushëm nga FIFA, Abdelmaguid pësoi një dëmtim në kokë pak minuta pasi u aktivizua në fushë.
Protokolli i ri i FIFA-s citon se kur një lojtar ka dëmtim në kokë skuadrat kanë të drejtë të kryejnë më shumë se pesë zëvendësime pasi prioritet ka siguria e lojtarit. Në këtë rast dhe ekipi kundërshtar mund të kryejë 6 zëvendësime edhe nëse nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar.
