Penalltia e Leo Messit
Lionel Messi humbi shansin për të qenë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit. Sulmuesi argjentinas "flaku tej" rastin e artë të shënonte gol në ndeshjen që kombëtarja e tij po barazon 0-0 përballë Austrisë.
Messi s'e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të të sfidës, teksa vlen të përmendet se do të ishte historik. 38-vjeçari nuk shënoi nga 11-metërshi, duke mbetur në kuotën e 16 golave.
Kujtojmë se deri në këtë moment, rekordi mbahet nga Miroslav Klose dhe "pleshti", me 16 gola në Botëror. Deri në fund të kompeticionit, Leo Messi ka mundësinë ta kalojë këtë rekord, e madje që në këtë duel pasi kanë mbetur dhe shumë minuta.
Penalltia e Leo Messit
Poll
