Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Botërori i duhet Italisë dhe anasjelltas, ka ndikuar te...”, Gert Çarçani dhe eksperti i ekonomisë analizojnë mungesën e “Azzurrëve": Kampionatin e kanë për turp, duhet revolucion i madh

Shkruar nga NEWSPORT
“Botërori i duhet Italisë dhe anasjelltas, ka ndikuar
Foto ilustrim: Eksperti i ekonomisë Pano Soko dhe moderatori Gerti Çarçani

Në një diskutim të hapur në emisionin “Skaner” që transmetohet në MCNTV, ku epiqendër ishte pikërisht Botërori 2026 që po zhvillohet momentalisht në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, moderatori Gerti Çarçani dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko, u ndalën tek mungesa e madhe e Italisë në këtë kompeticion.

Ishte fillimisht Çarçani që e përhapi si mendim që Botërori pa Italinë nuk ka të njëjtën vlerë sikurse dhe anasjelltas, ndërsa edhe vetë gazetari i pranishëm në panel, Denis Dyrnjaja shtoi dhe një detaj interesant.

Gert Çarçani: Mund të themi që është një domosdoshmëri e të dyjave pra, Botërori i duhet Italisë dhe Italia i duhet Botërorit.  

Denis Dyrnjaja: Kjo u vu re edhe te kontraktimi i marrëdhënieve Meloni Trump.

Pano Soko: Italia ka kohë që ka nevojë për një revolucion aty brenda. Dëmi i madh i Italisë ishte fakti që fitoi Europianin. Pse është dëm i madh? Sepse ajo ide që ishte, u brujt në atë moment, që këtu duhet një ndryshim i madh dhe këtu duhet një ndryshim i madh në Itali. Ka mbetur prapa si kampionat krahasuar me të gjitha kampionatet në vendet e tjera. Qoftë nga pikëpamja financiare, ajo infrastrukturore, politike. Janë më dobët nga të gjitha kampionatet e tjera.  

Poll

Lexo gjithashtu