Spanja ia doli të hedhë pas krahëve barazimin pa gola të ndeshjes së parë dhe fitoi thellë ndaj Arabisë Saudite, duke mos i kursyer aspak golat në portën e miqve. Plot 5 të tillë, një festival i vërtetë, në të cilin mori pjesë dhe Lamine Yamal.
Sulmuesi shënoi të parin, pas një shërbimi perfekt nga Mikel Oyarzabal dhe në shtyllën pingule nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.
18-vjeçari mund t’i gëzohet këtij momenti, si brenda ashtu dhe jashtë fushe, pasi në këto çaste, emri i tij bën pjesë në klasifikimin e golashënuesve më të rinj të Kupës së Botës. Spanjolli i talentuar mban vendin e 8-të dhe “parakalon” Leo Messin si dhe amerikanin Julian Green për numrin e viteve si dhe ditët e përllogaritura.
Megjithatë, nëse shohim kreun, kuptojmë se Yamal thjesht mund të krenohet me pjesëmarrjen, por jo lavdinë e të qenit rekordmen. I pari mbetet legjendari Pele, ndërsa pas tij vijnë Manuel Rosas dhe në top 3-she pozicionohet Gavi, shoku i skuadrës i anësorit te Barcelona. Edhe Ibrahim Mbaye i Senegalit i ka bërë vend vetes në këtë listë.
