Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Lamine Yamal “gjunjëzon” edhe Leo Messin, ylli i Spanjës shkruan historinë për 10 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal “gjunjëzon” edhe Leo Messin, ylli i Spanjës
Lamine Yamal dhe Leo Messi

Vetëm 10 minuta i mjaftuan sulmuesit spanjoll, Lamine Yamal për të gjetur golin kundër Arabisë Saudite, sikurse të parin në një Kupë Bote.

Finalizimi i superyllit të Barcelonës në këtë kompeticion kaq elitar, erdhi në moshën 18 vjeç e 343 ditë. Nëse i referohemi Leo Messit te Argjentina në Kupën e Botës, “Pleshti” konkretizoi golin e parë në moshën 18 vjeç e 357 ditë (kundër Serbisë më 2006).

Kjo e dhënë, është tregues i qartë se Yamal gjendet në “gjurmët” e duhura për të pasur të ardhme të “ndritur” me Spanjën në futbollin botëror.    

Poll

Lexo gjithashtu