Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka shkuar larg me deklaratën e tij lidhur me Neymar. Sulmuesi nuk ka qenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e fundit të barazuar përballë Marokut dhe shihet në dyshime dhe për dy finalet e tjera të grupit.
Kaq ka mjaftuar që kreu i presidencës ta ngrejë lart “stekën” e humorit duke ngacmuar me një pyetje pikante, të cilën shumë prej ndjekësve në rrjetet sociale e konsiderojnë një “thumb” të hapur.
Teksa i drejtohet një fëmije se kush është i mirë në futboll te Brazili, ky i fundit i përgjigjet pikërisht me emrin e Neymarit. Në fund, replika e papritur e Lulas.
“Por ai nuk është as duke luajtur. Ai u bë djali i parë që thirret në Kupën e Botës duke “punuar” nga shtëpia”.
Fjalë që lënë shumë për interpretim, por që sipas Lulas janë gjithmonë në kuadrin e një shakaje për të hequr sadopak klimën e tensionuar brenda kampit brazilian.
???? LE PRÉSIDENT DU BRÉSIL, LULA, IRONISE SUR L'ABSENCE DE NEYMAR. ????????????
— Actu Foot (@ActuFoot_) June 19, 2026
Lula : « Qui est bon en foot au Brésil ? »
Un enfant : « Neymar ! »
Lula : « Mais Neymar ne joue même pas ! C'est le premier convoqué au Mondial en télétravail. » ????
???? @canalgovpic.twitter.com/nTx16cLkT8
