Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Messi dhe Maradona në gjunjë para “Mbretit”, tifozët brazilianë vendosin kush është më i miri

Shkruar nga NEWSPORT
Messi dhe Maradona në gjunjë para “Mbretit”, tifozët
Diego Armando Maradona dhe Leo Messi

Rivaliteti historik mes Brazilit dhe Argjentinës vazhdon të prodhojë episode të bujshme edhe jashtë fushës së lojës. Këtë herë, protagonistë janë bërë tifozët brazilianë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen gjatë grumbullimit të tyre në Filadelfia, ku Brazili do të zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 kundër Haitit.

Messi dhe Maradona në gjunjë para “Mbretit”, tifozët
Maradona-Pele

Mes atmosferës festive të krijuar nga mijëra mbështetës të “Seleçaos”, një pankartë gjigante ka shkaktuar reagime të shumta në mediat sportive ndërkombëtare. Në të paraqitet legjenda braziliane Pele i ulur në një fron mbretëror, ndërsa dy ikonat e futbollit argjentinas, Diego Maradona dhe Lionel Messi, shfaqen të gjunjëzuar pranë tij.

Sipas ilustrimit, Messi shihet duke i puthur këmbën Peles, ndërsa Maradona duke e freskuar me një gjethe palm.Mesazhi i tifozëve brazilianë është i qartë që për ta Pele mbetet lojtari më i madh i të gjitha kohërave dhe figura më e rëndësishme në historinë e futbollit.

Pankarta ka ndezur sërish debatin e përhershëm mbi çështjen e famshme se kush është më i miri në botë, duke rikthyer në qendër të vëmendjes krahasimet mes Peles, Maradonës dhe Messit.

Poll

Lexo gjithashtu