Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

HISTORIKE/ Harrojeni Vozinhën e Kepit të Gjelbër! Portieri i Kuraçaos “thyen” rekord me paraqitjen fenomenale ndaj Ekuadorit (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE/ Harrojeni Vozinhën e Kepit të Gjelbër! Portieri i
Portieri i Kuraçaos, Eloy Room

90 minuta rezistencë dhe në fund, një pikë e marrë me shumë sakrifica, durim dhe përpjekje. Portieri Eloy Room tashmë mund ta shohë emrin e tij në listën e rekordeve, kjo sepse numri i pritjeve të regjistruara në sfidën e mbyllur në barazimin pa gola ndaj Ekuadorin, e ka katapultuar në pozita vërtetë mbresëlënëse.

Sipas statistikave të ndeshjes, Room ndali gjithsej 15 goditje të futbollistëve kundërshtarë, një numër që përkon me renditjen e dytë më të mirë në historinë e këtij turneu, edhe pse duhet thënë që për numër minutash, ai mund të fitojë edhe të drejtën e të qënit pikërisht i pari në këtë klasifikim.

Kryesimin në kushtet e një renditje normale e mban Tim Howard, ish portieri i Amerikës me 16 të tilla në sfidën që përkon me raundin e 1/16-tave përballë Belgjikës, e vlefshme për turneun e vitit 2014. Në top 3-she qëndron portieri i Perusë, Ramon Quiroga me 13 pritje të regjistruara në Botërorin e vitit 1978 përballë Holandës. 

Poll

Lexo gjithashtu