Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ekuadori nuk shfrytëzon hapin “fals” të rivalit, Kuraçao “rrëmben” pikën e parë historike në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Ekuadori nuk shfrytëzon hapin “fals” të rivalit,
Ekuador - Kuraçao

Gjithçka shkoi mirë për Ekuadorin, por finalizimi ishte e vetmja pikë që i mungoi në përballjen me Kuraçaon, e vlefshme për ndeshjen e dytë të grupit E, aty ku bëjnë pjesë dhe Gjermania me Bregun e Fildishtë.

Ekuadorianët patën raste pa fund dhe mbizotërimin e topit përgjatë 90 minuta, por shanset e tyre për gol gjetën një portier në ditën e tij më të mirë, si Eloy Room. Plot 15 goditje të pritura, duke kthyer mbrapsht çdo gjuajte që po shkonte drejt portës.

Një paraqitje kjo e denjë që i dha edhe pikën e parë historike kombëtares debutuese të këtij Botërori. Në këto çaste, gara mes vendit të fundit dhe atij të tretë vijon të mbetet ende e hapur, pasi diferenca është momentalisht në 2 pikë.

Më herët, kujtojmë se Gjermania ia doli të përmbysë me rezultatin 2-1 Bregun e Fildishtë, duke siguruar edhe matematikisht kalimin në raundin më tutje.  

Poll

Lexo gjithashtu