Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Dëmtoi kameramanin pas përplasjes, mbrojtësi i Manchester City-t bën gjestin fisnik pas ndeshjes së Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtoi kameramanin pas përplasjes, mbrojtësi i Manchester City-t
Abdukodir Khusanov

Mbrojtësi i Uzbekistanit, Abdukodir Khusanov, ka kërkuar falje pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës 2026, ku u përplas me një kameraman pranë vijës anësore të fushës.

Futbollisti i Manchester Cityt i dhuroi kameramanit një fanellë të nënshkruar, ku kishte shkruar mesazhin: “Më vjen keq”. Gjesti u bë publik nga Federata e Futbollit e Uzbekistanit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mbrojtësi gjithashtu shprehu urimet e tij të sinqerta për shërim të shpejtë dhe i dërgoi përshëndetjet e tij kameramanit”, shkroi federata uzbeke.

Incidenti ndodhi gjatë pjesës së parë të sfidës së humbur 3-1 ndaj Kolumbisë. Pas një dueli me Luis Diaz, Khusanov doli jashtë fushës dhe u përplas me forcë me kameramanin, i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Vetëm gjashtë minuta pas episodit, Kolumbia kaloi në avantazh me golin e Daniel Munoz, të asistuar pikërisht nga Luis Diaz.

Poll

Lexo gjithashtu