Arda Guler
Vetëm 2 ndeshje në Kupën e Botës 2026 dhe Turqia është eliminuar. 26 vite pritje, brez premtues, por asgjë, madje duke dalë nga ky kompeticion kokëulur.
Në sfidën e mëngjesit të sotëm, Turqia u mposht 0 – 1 nga Paraguai, ndonëse amerikano-latinët kishin 1 lojtar më pak, kartoni i kuq për Almiron në fundin e pjesës së parë. Talenti turk dhe i Real Madrid, Arda Guler nuk e ka përmbajtur dot veten në zonën e prononcimeve.
“Duam t’u kërkojmë falje tifozëve. Ndihemi të turpëruar. Të gjithë luajmë për klube të mëdha dhe duhet të bëjmë shumë më mirë në këtë kompeticion. 0 gola në 2 ndeshje, kjo është e papranueshme”, u shpreh Guler.
Poll
