Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Kjo nuk pritej! Turqia i jep lamtumirën Botërorit, Paraguai i mposht edhe me 10 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kjo nuk pritej! Turqia i jep lamtumirën Botërorit, Paraguai i
Turqi - Paraguai

Ende pa u mbyllur faza e grupeve në Kupën e Botës, e cila po mbahet mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, ka ardhur surpriza e madhe, eliminimi i Turqisë.

Të besuarit e Montellës, ndonëse ishin favorite në “letër” për të fituar kundër Paraguait, aq më shumë pas disfatës me Australinë në ndeshjen e parë, nuk ia dolën.

Për të kuptuar se në çfarë gjendjen katastrofale ndodhen, mjafton të përmendim detajin se në humbjen karshi Paraguait, përfaqësuesja amerikano-latine luajti të gjithë pjesën e dytë me një lojtar me pak pas daljes me karton të kuq të Almiron.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Galarza, minuta e 2-të. Në ndeshjen e 3-të të Grupit D, Paraguai do luaj “all-in” ndaj Australisë për vendin e 2-të, aktualisht grumbullojnë nga 3 pikë secila.

Kurse Turqi – SHBA do vlejë sa për statistikë, e ku organizatorët e kanë siguruar “biletën” për në fazën tjetër.   

GOLI I NDESHJES  

Poll

Lexo gjithashtu