Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Artileri të rënda” zbresin sonte në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin “këmbën nga gazi”

Shkruar nga NEWSPORT
“Artileri të rënda” zbresin sonte në fushë,
Holanda dhe Gjermania

Prej orës 19:00, do të fillojë ndeshja Holandë – Suedi, e vlefshme për Grupin F. Barazimi “dramatik” 2 – 2 kundër Japonisë, bën që fitorja kundër suedezëve të jetë detyrim për “Tulipanët”.

Nëse Van Dijk me shokë ia dalin të marrin 3 pikë dhe ta realizojnë me sukses “misionin”, do të ngjiten në krye të grupit, e cila aktualisht “komandohet” prej Suedisë me 3 pikë.

Në orën 22:00 (ora lokale e Shqipërisë), Gjermania e drejtuar nga Julian Nagelsmann do të mas “forcat” me Bregun e Fildishtë. Triumfi 7 – 1 karshi Kuraçaos, ka bërë që “Pancerat” të “ëndërrojnë” për një rrugëtim historik, pse jo edhe triumfin në këtë kompeticion kaq elitar.   

Poll

Lexo gjithashtu