Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bayern Munich në "festë", shkak bëhet "treshja fantastike" në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich në "festë", shkak bëhet "treshja
Michael Olise - Konrad Laimer - Luiz Diaz dhe Harry Kane

Bayern Munich ka arsye t'i gëzohet këtij Botërori dhe kjo për një arsye krejt të veçantë. Tre sulmuesit të cilët aktivizohen me Kombëtaret e Francës, Anglisë dhe Kolumbisë, dhuruan performanca të jashtëzakonshme në fushë, çfarë reflektoi krahas fitores edhe çmimin si "Lojtari i Ndeshjes".

Ishte fillimisht Michael Olise i cili dha asistin për golin e parë të Kylian Mbappes në ndeshjen që "Gjelat" fituan 3-1 përballë Senegalit. Të mërkurën, radha ishte e Harry Kane, i cili shënoi një dopietë personale në fitoren 4-2 të "Tre Luanëve" ndaj Kroacisë. 

Dhe qershia mbi tortë, Luiz Diaz, i cili shënoi dhe dhuroi asist në suksesin 3-1 të Kolumbisë përballë Uzbekistanit, ndeshje e zhvilluar në orët e para të ditës së sotme. 

Poll

Lexo gjithashtu