Argjentina fitoi me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të Botërorit 2026 për ta përballë Algjerisë. Ndërkohë që pas këtij dueli ka folur protagonisti absolut dhe autori i 3 golave, Leo Messi.
"Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë, Zoti më dha shumë, tani gjithçka është vetëm për t'u shijuar. Jam thjesht i lumtur që konsiderohem si një nga më të mirët në historinë e futbollit. Jam thjesht mirënjohës që konsiderohem midis shumë lojtarëve të shkëlqyer. Është një nder të jem atje për shkak të asaj që do të thotë të jesh pranë Kloses.
Edhe Ronaldo është atje, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mbappe shënoi gjithashtu dy gola sot, në fund të fundit, është thjesht statistikë. Ndërsa është një burim krenarie të konkurrosh me të gjithë ata, kjo nuk do të thotë asgjë. Nga ajo që pashë, Ronaldo ishte një nga më të mëdhenjtë, dhe ai nuk është në vendin e parë, është thjesht një statistikë", tha Messi.
