Edhe pse Irani ka vendosur të luajë në Kupën e Botës 2026, ku e fitoi këtë të drejtë nga kualifikueset aziatike, pas shumë negociatash me FIFA-n, kjo për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e tensionuara politike karshi SHBA-së, trajtimit i insititucionit më të rëndësishëm futbollistik ndaj tyre po bën “zhurmë”.
Edhe pse kombëtarja iraniane po i zhvillon ndeshjet në SHBA, ata janë vendosur në Meksikë, udhëtim rraskapitës. Për këtë “keqtrajtim”, ka folur edhe ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini.
“FIFA është dorëzuar totalisht në SHBA. Nëqoftëse në Katar kishte vetëm një problem, u zgjidh me sekonda puna e konsumimit të birrës.
Pra FIFA ndikoi te Katarit, u lejua birra për tifozët në një orar të caktuar. FIFA më parë ka qenë më shumë dominante, kurse tani ka hapur këmbët fare. Edhe Iranin se si po e trajtojnë…”, tha Jemini.
