Leo Messi në lot
Nuk kishte ndodhur kurrë që Leo Messi të shënonte 3 gola në një ndeshje të Kupës së Botës me Argjentinën, por ylli i “Albiçelestëve” e theu këtë “mit” kundër Algjerisë, e fituar 3 – 0.
Sulmuesi 38-vjeçar edhe pse duhet të ishte tepër i lumtur për këtë paraqitje “magjike”, ka treguar tjetër qasje, aty ku nuk i mbajti dot lotët në fushë.
“Pas golit tim, qava për një çështje që nuk kishte lidhje me futbollin… Kam kaluar ditë të vështira”, tha shkurtimisht në zonën e prononcimeve kapiteni i Argjentinës pas ndeshjes.
Kjo deklaratë po bën bujë në mediat botërore, ku ende nuk ka një shpjegim të qartë se për çfarë po vuan apo ka vuajtur “Pleshti”.
Poll
