Karriera ndërkombëtare e mbrojtësit të lindur në Dublin, Roberto "Pico" Lopes, thuajse nuk do të kishte ndodhur kurrë për shkak të një keqkuptimi në rrjetin social profesional, LinkedIn.
I marrë në intervistë nga mediat mbrojtësi zbuloi se në vitin 2018, ai injoroi mesazhin e parë të dërguar nga Federata e Kepit të Gjelbër. Lopes mendoi se bëhej fjalë për një mashtrim, pasi mesazhi ishte shkruar në gjuhën portugeze.
Megjithatë, një mesazh pasues në gjuhën angleze ndryshoi gjithçka për të. Sot Lopes është një figurë kyçe, duke qenë pjesë e skuadrës së Kepit të Gjelbër që bëri histori duke u kualifikuar në Kupën e parë të Botës dhe duke arritur një barazim historik përballë favoriteve të turneut, Spanjës.
"Mendova se ishte mashtrim", deklaroi Lopes, duke kujtuar fillimet e tij të pabesueshme me kombëtaren.
