Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori 2026/ Polemika për festimin e Mohebit, goli i Iranit shoqërohet me debate politike: Festoi me armë!

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2026/ Polemika për festimin e Mohebit, goli i Iranit
Mohammad Mohebi

Barazimi i Iranit ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 është shoqëruar me polemika, pas festimit të golashënuesit Mohammad Mohebi. Mesfushori 27-vjeçar realizoi golin e 1-1 në minutën e 64-t dhe më pas bëri një gjest që shumë tifozë në rrjetet sociale e interpretuan si imitimin e një arme.

Pamjet e festimit u shpërndanë me shpejtësi në internet, duke nxitur reagime të shumta dhe debate mbi kuptimin e gjestit. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse veprimi i Mohebit kishte ndonjë mesazh të caktuar apo ishte thjesht një mënyrë spontane për të festuar golin.

Ndërkohë, edhe golashënuesi tjetër iranian, Ramin Rezaeian, pranoi se festimi i tij kishte një prapavijë politike. Pas ndeshjes, ai shmangu detajet, duke deklaruar vetëm se bëhej fjalë për një çështje politike dhe jo sportive.

Atmosfera rreth ndeshjes ishte e tensionuar edhe para fillimit të saj. Himni kombëtar i Iranit u fishkëllye nga një pjesë e tifozëve, ndërsa në tribuna u shfaqën flamuj që lidhen me periudhën para Revolucionit Islamik, si shenjë proteste ndaj regjimit aktual në Teheran.

Sipas raportimeve, FIFA kishte ndaluar shfaqjen e këtyre flamujve në stadium dhe gjatë ndeshjes u panë raste kur forcat e sigurisë konfiskuan disa prej tyre. Episodet e fundit tregojnë se përfaqësuesja iraniane vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për futbollin e luajtur në fushë, por edhe për ngarkesën politike që e shoqëron në këtë Botëror.

Poll

Lexo gjithashtu