Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Protagonist absolut me Laçin, talenti “braktis” kurbinasit dhe firmos me kampionët e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Protagonist absolut me Laçin, talenti “braktis”
Agan Mjaki, Ledjo Tresa & Arlind Kurti

Agan Mjaki është futbollisti më i ri i Dritës. Mbrojtësi i krahut të djathtë vendosi të mbyllte aventurën e tij me Laçin, për të nisur një të re me kampionët e Superligës së Kosovës.

“Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Agan Mjaki! FC Drita ka kënaqësinë të prezantojë Agan Mjakin si përforcimin më të ri të skuadrës sonë. Aganit i dëshirojmë mirëseardhje, shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën tonë”, shkruan klubi në njoftimin e prezantimit.

Kujtojmë se 23-vjeçari është një futbollist i formuar në Holandë. Ai ka luajtur me ekipe si Buiksloot, Tëente dhe Groningen, para se të bashkohej me Laçin në gusht të 2023-shit.

Poll

Lexo gjithashtu