Orges Shehi, ©KF Tirana
Diar Halili mbylli huazimin te Tirana dhe vendosi të rikthehej te Prishtina, ekip të cilin tashmë e drejton Orges Shehi. Ky i fundit e preferoi shumë 22-vjeçarin te “bardheblutë” në Superiore dhe tashmë e riktheu në Kosovë.
Kontrata e Halilit me Prishtinën përfundonte në qershor të vitit 2027, por në njoftimin e fundit klubi kryeqytetas ka njoftuar rinovimin me qendërmbrojtësin. Tashmë, Diar Halili do të jetë pjesë e “bardhebluve” të Kosovës, deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se karrierën e tij, 22-vjeçari e ka nisur te 2 Korriku. Më vonë, mbrojtësi i talentuar është aktivizuar edhe me Besën e Pejës, Porton dhe KF Vjosën.
Poll
