Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Prezantim "intrigues" nga Elbasani, zyrtarizohet goditja e sulmit e verdhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prezantim "intrigues" nga Elbasani, zyrtarizohet goditja e
Ledjo Tresa

Ledjo Tresa është zyrtarisht futbollisti më i ri i Elbasanit. Sulmuesi i talentuar është "prurja" më e re e verdhebluve, të cilët përmes një postimi kanë bërë publik dhe këtë transferim.

Çfarë vihet re është dhe mënyra se si nënkampionët e Superiores zgjedhin ta prezantojnë ish-in e Laçit. Një foto e futbollistit, ku pjesa e fytyrës duket pjesërisht e mbuluar, përveç "syve". Edhe përshkrimi i postimit të bërë nga ana e klubit, e fakton këtë mënyrë kreative.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 20-vjeçari zhvilloi 29 paraqitje, duke shënuar 7 gola si dhe kontribuoi me 10 asiste, shifra "monstruoze" që fituan menjëherë pëlqimin e drejtusve të elbasanasve për ta bërë të tyrin një të ri me shumë perspektivë dhe goxha potencial për të ofruar në të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu