Geralb Smajli ka ardhur me një postim në rrjetin e tij social, një ditë pas zyrtarizimit të tij si futbollisti më i ri i klubit të Egnatias.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka ndarë momente gjatë firmës, teksa ka pozuar po ashtu ngjitur me kabinetin e trofeve të klubit, pikërisht 3 titujt radhazi të fituar në Superiore.
24-vjeçari ka zgjedhur të shprehet me "zemër", duke kursyer fjalët në përshkrimin që i ka dhënë këtij postimi, ku reflekton dukshëm energjia dhe ambicia për të dominuar në fushën e lojës.
Me profilin e një futbollisti të spikatur, marrë parasysh dhe njohjen e vjetër që ka me kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur edhe për rivalët e Vllaznisë, Smajli është përforcimi i radhës që i vjen në ndihmë trajnerit Nevil Dede për ta pasur të gatshëm, fillimisht për kualifikueset e Champions League dhe më pas për sezonin e ri 2026/27.
View this post on Instagram
