Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Egnatia i vë "flakën" merkatos, pas Kacbufit vjen dhe përforcimi "BIG" për trajnerin Nevil Dede

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Egnatia i vë "flakën" merkatos, pas Kacbufit vjen
Geralb Smajli

Geralb Smajli është futbollisti më i ri i Egnatias. Kampionët e Shqipërisë e kanë njoftuar edhe zyrtarisht afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku 24-vjeçari shihet duke firmosur në një tabelë të bardhë ku reflekton edhe formacioni i rrogozhinave.

Smajli bëhet kështu përforcimi i dytë në këtë repart për trajnerin Nevil Dede, pasi më herët u rikthye edhe Alessandro Kacbufi që mbulon të njëjtin repart, veçse i pozicionuar më në qendër.

Në eksperiencat e tij të mëparshme, futbollisti në fjalë ka veshur fanellën e nënkampionëve të Superligës së Kosovës, pra Ballkanit, si dhe përvoja të vyera me Vllazninë në kampionatin shqiptar dhe moshat e Shkëndijës.

POSTIMI: 

Mirësevjen në familjen e Egnatias, Geralb Smajli!
Një kapitull i ri nis sot me fanellën bardhëjeshile.
Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me Egnatian!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu