Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Jurgen Klopp kritik ndaj FIFA-s, gjermani shpreh pakënaqësi: Futbolli po mbahet peng nga...

Shkruar nga NEWSPORT
Jurgen Klopp kritik ndaj FIFA-s, gjermani shpreh pakënaqësi: Futbolli
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp, i cili aktualisht është angazhuar si komentator për ndeshjet e Botërorit në “DAZN”, ka kritikuar ashpër risinë e këtij edicioni pushimet tre-minutëshe në secilën prej dy pjesëve të lojës.

Gjermani vlerëson se kjo praktikë e vendosur nga FIFA pengon rrjedhshmërinë e lojës dhe e konsideron atë një vendim të diktuar nga arsyet komerciale.

"Futbolli po mbahet peng nga drejtuesit që ulen në zyra me ajër të kondicionuar," deklaroi Klopp. Ai ironizoi pretendimin se këto pushime shërbejnë për mirëqenien e lojtarëve, duke shtuar: "Në realitet, nuk është gjë tjetër veçse një përfitim në radhë për sponsorët".

Për Klopp, loja duhet të ketë një rrjedhshmëri të pandërprerë: "Një ndeshje e Kupës së Botës duhet të rrjedhë si një lumë. Në vend të kësaj, ne po ndërtojmë diga pikërisht në mes në mënyrë që reklamat të mund të qarkullojnë".

Poll

Lexo gjithashtu