Cristiano Ronaldo është shfaqur optimist në prag të Kupës së Botës 2026, turneut të gjashtë botëror në karrierën e tij. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se skuadra po e nis kompeticionin me ambicie të mëdha dhe me bindjen se mund të arrijë rezultate të rëndësishme.
“Po fillojmë me shumë gëzim. E dimë që Kupa e Botës është gjithmonë një kompeticion i veçantë dhe po e nisim me shpresa të mëdha. Fizikisht jam mirë. A nuk i keni parë ndeshjet?”, tha me humor sulmuesi portugez, duke shtuar se përgatitjet kanë qenë intensive, por gjithçka do të vendoset në fushën e lojës. “Kur gjërat të vështirësohen, atëherë do të shohim kampionët e vërtetë”, u shpreh Ronaldo.
41-vjeçari theksoi se objektivi i parë i Portugalisë është vendi i parë në grup, përpara se të mendojë për fazat me eliminim direkt. “Jam i bindur se mund të bëjmë mirë. E rëndësishme është të dalim të parët në grup dhe më pas të marrim çdo ndeshje me radhë”, deklaroi Ronaldo, duke shtuar se kjo kombëtare ka cilësinë për t’i sjellë shumë gëzim popullit portugez.
Kujtojmë që Portugalia ndodhet në Grupin K së bashku me Republikën Demokratike të Kongos, Uzbekistanin dhe Kolumbina. Pikërisht përballë kongolezëve nis edhe ky Botëror për ta, më 17 qershor prej orës 19:00.
