Ylli i WWE, Sheamus, ka shqetësuar fansat pasi publikoi në rrjetet sociale pamje të një dëmtimi të rëndë në kokë, që sipas tij erdhi si pasojë e një aksidenti në palestër. Ish-kampioni i botës ndau fotografi të plagës së thellë të shoqëruara me mbishkrimin: “Dështim në palestër”.
Fotot tregonin një prerje serioze në pjesën e sipërme të kokës dhe gjurmë të dukshme gjaku, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga figura të njohura të mundjes profesionale. Jordynne Grace i kërkoi të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, ndërsa Mercedes Moné reagoi shkurt me fjalën: “Holy”.
Sheamus nuk ka dhënë detaje të tjera mbi incidentin, por publikimi i fotove ka rritur shqetësimin mes fansave, veçanërisht në një kohë kur ata presin lajme për rikthimin e tij në ring. Ende nuk dihet nëse dëmtimi do të ndikojë në planet e tij për t’u rikthyer në WWE.
View this post on Instagram
