Bota e sporteve motorike është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kyle Busch në moshën 41-vjeçare. Amerikani, dy herë kampion i NASCAR Cup Series, raportohet se humbi betejën me një sëmundje të rëndë pas shtrimit në spital këtë javë.
Në një deklaratë publike, NASCAR e cilësoi Busch si “një nga pilotët më të mëdhenj dhe më konkurrues” në historinë e këtij sporti. I njohur me nofkën “Rowdy”, ai regjistroi 234 fitore në tre seritë kombëtare të NASCAR-it, duke vendosur një rekord historik.
Kyle Busch la gjurmë të mëdha në sportin amerikan, duke garuar deri pak ditë para përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Pas tij mbeten bashkëshortja Samantha, djali 11-vjeçar Brexton dhe vajza 4-vjeçare Lennix.
