Champions League - Egnatia
Petrocub dhe Egnatia do të përballen më 8 korrik, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikues në Champions League. Sfida që do të zhvillohet në Chisinau, do të nisë në orën 19:00.
Tashmë UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë. Kështu në rolin e kryesorit do të jetë kazaku Sayat Karabayev, ndërsa asistentët e tij, po kazakë, janë Dmitriy Belogradov dhe Yuriy Tikhonyuk.
Sayat Karabayev
Po nga Kazakistani do të jenë edhe arbitri i katërt së bashku me atë të VAR-it, respektivisht Danil Gorda dhe Aidyn Tassybayev. Ndërsa asistent në sistemin VAR do të jetë kroati Mario Zebec.
Poll

