Pa ekip, pas largimit nga Manchester City, Pep Guardiola ka folur për skuadrën e Barcelonës, klub që i dha tjetër “dimension” ish-trajnerit spanjoll, aty ku Messi, Xavi, Iniesta, Pedro, Busquets, e pjesa tjetër e ekipit të viteve 2009-2011 “vallëzonte” në fushë dhe nuk “llogariste” rival.
Iberikasi është ndalur te Barça aktuale, e drejtuar nga Hansi Flick, ndërsa ka “goditur” në mënyrë tërthorazi UEFA-n për “mbylljen e syve” kundër episodeve në dëm të katalanasve.
“Në Champions League duhet të arrish në fazat vendimtare në formë të mirë, pa dëmtime, ndërsa ndikimi i arbitrimit është gjithashtu shumë i madh.
Champions League është një kompeticion që mund të shkatërrojë projekte dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë me Barcelonën. E rëndësishme është që puna e përditshme të jetë e shkëlqyer, skuadra të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet, pa menduar se sezoni është i dështuar vetëm sepse nuk fitohet Champions League.
Kanë pasur dy vite të jashtëzakonshme. Përtej rezultateve, ka rëndësi cilësia e futbollit që prodhojnë dhe sa tërheqës janë për t’u parë. Jam një admirues i madh i Hansi Flick dhe mënyrës së tij.
Shpresoj që të vazhdojnë kështu për shumë vite”, është shprehu Guardiola. Eliminimi i Barcelonës në fazën çerekfinale të Champions League kundër Atletico Madrid pati shumë polemika në të dyja sfidat, të diktuara nga vendime dyshuese të arbitrave.
