Egnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi 3-3 mes spektaklit. Pas këtij dueli ka folur sulmuesi shqiptar i Celje, Milot Avdyli.
“Duke marrë parasysh Egnatias dhe lojën që e zhvillojnë, ka qenë shumë e vështirë. Ishte ndeshje e bukur për tifozët, kishte gola. E kemi ditur që Egnatia ka skuadër cilësore dhe mbrojtës të mëdhenj si Eneo Bitri, e njoh më përpara. E dinim që ishte e vështirë, por me skuadrën që kemi ne, mendova se do të ishte në anën tonë, por kështu ndodhi.
30 minutat e para kanë folur për Egnatian, më pas pamë se ku janë dobësitë e Egnatias. Në pjesën e dytë loja ishte pak më shumë në favorin tonë. Siç e dini unë luaj në krahun e djathtë, por e nisa si i majtë sot, prandaj nuk ishta shumë i rrezikshëm. Në 15 minutat e fundit kalova në krahun tim dhe bëra më mirë.
Objektivat kryesorë të skuadrës duke parë shortin, jemi më favoritë se Egnatia. Duke marrë parasysh këtë, besoj që synimi është të shkojmë sa më shumë në Champions. Shpresoj që të bëhemi kampionë sepse i kemi të gjitha kushtet dhe skuadrën. Objektivi im, të kryej këto ndeshje në Evropë, dhe më pas të shohim. Edhe nëse rri te Celje, jam i kënaqur.
Siç kemi qenë vitin e kaluar, këtë vit nuk jemi në 100% tonë. Në ndeshjet në vijim do të jemi më mirë shpresoj”, tha Avdyli.
