Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Pësimi i 3 golave nuk ia ul motivimin, Kryeziu besimplotë: Në Slloveni do të shkojmë për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Pësimi i 3 golave nuk ia ul motivimin, Kryeziu besimplotë: Në
Altin Kryeziu

Egnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi 3-3 mes spektaklit. Pas këtij dueli ka folur mesfushori Altin Kryeziu. 

“Besoj që e kemi nisur mirë ndeshjen, kemi pasur ekuilibër. Pasi pësuam golin, e humbëm pak. Në pjesën e dytë ata morën shumë topa të dytë, por kemi treguar karakter u futëm dy herë në lojë. Në Slloveni do të shkojmë për fitore.

Unë jam në urdhrat e trajnerit, çfarë thotë ai do të bëj. Por kundërshtari është mirë në sulm dhe kemi luajtur me tranzicione. Kur të më bllokojnë mua, detyra është që të hapin hapësira për lojtarë të tjerë”, tha Kryeziu.

Poll

Lexo gjithashtu