Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Shkruar nga NEWSPORT
“I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht
Nevil Dede

Prag në ndeshjes që Egnatia do të luajë pikërisht sonte në mbrëmje përballë NK Celjes, kanë folur për mediat trajneri Nevil Dede si dhe qendërmbrojtësi i skuadrës, Arbenit Xhemajli.

Udhëheqësi i rrogozhinasve në stol është shprehur se të tijët janë psikologjikisht gati për këtë duel.

“Jam i kënaqur dhe i lumtur që i kemi të gjithë në dispozicion, psikologjikisht jemi gati. Kemi besim në forcat tona, por ajo që është më e forta tek ne është fryma e grupit. Jemi një familje e mirë ku respektojmë njëri-tjetrin, edhe kur dikush gabon jemi aty për ta ndihmuar dhe është një armë shumë e fortë në aspektin psikologjik. ”, është shprehur Dede.

Sakaq, sipas Xhemajlit, eksperienca nuk mungon në radhët e kampionëve të Shqipërisë. Ai i referohet gjithashtu shprehjes se mbrojtja fiton titujt, ndërsa sulmi ndeshjen.

“Kemi mbajtur grupin dhe eksperiencën e duhur në ekip. Në prapavijë kemi të gjithë shumë eksperiencë pa përjashtim. Siç është edhe shprehja me mbrojtjen që fiton tituj, me sulmin fiton ndeshjen. Por, siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit mbrojtja ka qenë shumë e rrezikshme edhe nga goditjet standarde.”, tha mbrojtësi.

Poll

Lexo gjithashtu