Egnatia - Petrocub
Pas barazimit 1-1 në Moldavi, Egnatia dhe Petrocub do të përballen sonte në Rrogozhinë, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues në Champions League. Kjo sfidë nis në orën 21:00.
Tashmë dy trajnerët, Nevil Dede dhe Shota Makharadze, kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës prej minutës së parë. Më poshtë do të njiheni me titullarët e këtij dueli.
Vlen të përmendet se rrogozhinasit vijnë në këtë ndeshje me mungesën e kapitenit Albano Aleksi. Ky u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë përballë moldavëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Poll
