Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U largua nga ekipi i Orges Shehit, mesfushori firmos me të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga ekipi i Orges Shehit, mesfushori firmos me të
Arjol Bllaca gjatë prezantimit te Gjilani

Arjol Bllaca është futbollisti më i ri i Gjilanit. Mesfushori 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Prishtina e trajnerit Orges Shehi, për të nisur një aventurë të re me të kuqtë, po në Superligën e Kosovës.

Me klubin e ri, Bllaca ka firmosur kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë, duke qenë se ishte pa kontratë pas largimit nga Prishtina, për mesfushorin Gjilani s’ka shpenzuar.

Kujtojmë se 21-vjeçari e ka nisur karrierën e tij profesionale te 2 Korriku. Më tej, Bllaca është aktivizuar edhe për skuadra të njohura si Ballkani, Ramiz Sadiku dhe Prishtina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Club Gjilani (@scgjilani)

Poll

Lexo gjithashtu