Llapi
Dita e sotme ka qenë mjaft e ngarkuar për klubin e Llapit nga Superliga e Kosovës. “Blutë” kanë afruar mbrojtësin Agron Xhaka, i cili vjen nga rivalët e Dukagjinit.
Por kjo nuk ishte lëvizja e vetme gjatë orëve të fundit. Ekipi llapjan ia ka dalë të transferojë sulmuesin anësor Daniel Ivanov.
24-vjeçari është nga Bullgaria, ndërsa eksperiencën e fundit profesionale e ka pasur me Spartak Varna. Ivanov ka firmosur me Llapin deri në verën e vitit 2029, ndërsa konsiderohet lojtar me premisa për të ardhmen.
Poll
