Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E PAPRITUR/ E mbylli sezonin me kryeqytetasit në Superligë, mesfushori prish kontratën në Ukrainë, “hapen dyert” për ekipet shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ E mbylli sezonin me kryeqytetasit në Superligë, mesfushori
Albin Krasniqi

Mesfushori ofensiv Albin Krasniqi ka habitur jo pak me vendimin e fundit. 25-vjeçari shqiptar i Kosovës ka vendosur të prish kontratën me klubin e Kolos Kovalivka nga Premier League ukrainase.

Në edicionin 2025-2026, Krasniqi ishte i huazuar te klubi ukrainas te Prishtina e Kosovës, ndërsa zhvilloi 16 ndeshje në Superligë, e përkthyer me 2 gola dhe 1 asist.

Kjo lëvizje e mesfushorit për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Kolos Kovalivka, ndërkohë që e kishte kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2028-të, i “hap dyert” klubeve shqiptare për ta transferuar me parametra zero.

Përveç Prishtinës, Albin Krasniqi ka luajtur me Ferizajn dhe kampionët e Dritës, e përkthyer me 1 titull kampion dhe 2 Superkupa të Kosovës.      

Poll

Lexo gjithashtu