Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E PAPRECEDENTË/ Kampionët e Ilir Dajës njoftuan rinovimin pak minuta më parë, rivalët e Superligës e prezantojnë si afrimin e ri (POSTIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRECEDENTË/ Kampionët e Ilir Dajës njoftuan rinovimin pak
Ilustrim: Ilir Daja kur drejtonte Ballkanin - Bleart Tolaj

Vetëm pak minuta më parë, klubi i Ballkani njoftoi se sulmuesi Bleart Tolaj ka firmosur kontratë 2-vjeçare, duke rinovuar me ta. Mirëpo, një situatë e paprecedentë ka përfshirë lojtarin dhe Superligën e Kosovës.

Klubi tjetër i kampionatit elitar të futbollit në Kosovë, Gjilani e ka prezantuar Bleart Tolajn si afrimin e ri. Madje në një prej postimeve, 26-vjeçari shihet duke u prezantuar edhe në ambientet e klubit të kuq.

“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me futbollistin Bleart Tolaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardh për dy vitet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit.

Tashmë nuk dihet ende, nëse lojtari do të jetë pjesë e Gjilanit apo Ballkanit.  

E PAPRECEDENTË/ Kampionët e Ilir Dajës njoftuan rinovimin pak
Postimi i Ballkanit
E PAPRECEDENTË/ Kampionët e Ilir Dajës njoftuan rinovimin pak
Postimi i Gjilanit
E PAPRECEDENTË/ Kampionët e Ilir Dajës njoftuan rinovimin pak
Postimi i Gjilanit

 

Poll

Lexo gjithashtu