Hajdini Salihu te Lokomotiva e Zagrebit, 2022
Edhe pse ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, nga mediat e Kosovës nuk ka dyshime, mbrojtësi Hajdin Salihu ka gjetur akordin me kampionët e Dritës.
Eksperienca e fundit e 24-vjeçarit përkon në Premier Leaguen e Ukrainës, konkretisht me ekipin e LNZ Cherkasy. Për Salihun, lëvizja drejt Superligës së Kosovës, saktësisht Dritës, përkon me rikthim, pasi ka djerësitur fanelën e ekipit gjilanas edhe në sezonin 2023-2024.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e qendërmborjtësit të lindur në Podujevë shkon në 500 mijë euro, shifër e konsiderueshme, sikurse premtuese për atë çka Salihu mund të jap me kampionët e Dritës në Kupat e Evropës, e jo vetëm.
Poll
