Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Drita “blindon” 19-vjeçarin, sulmuesi ganez firmos deri në 2030

Shkruar nga NEWSPORT
Drita “blindon” 19-vjeçarin, sulmuesi ganez firmos deri
Mike Arthur

Drita ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Mike Arthur. Klubi ka blerë kartonin e lojtarit, i cili më parë ishte i huazuar nga skuadra ganeze, United Black Eagles Sporting Club.

Me këtë lëvizje, 19-vjeçari është bërë pjesë e planeve afatgjata të klubit bardhekaltër, duke firmosur një kontratë që e mban atë në Gjilan deri në vitin 2030.

Arthur u shfaq mjaft efikas gjatë sezonit që sapo u mbyll. Në 590 minuta lojë të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, ai arriti të kontribuojë me 4 gola dhe 2 asistime, duke bindur drejtuesit e klubit për potencialin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC DRITA (@fc_dritaofficial)

Poll

Lexo gjithashtu