Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat sportive në Kosovë, trajneri Thomas Brdaric është shumë pranë drejtimit të Malishevës. Gjermani e mori Drenicën në vendet e fundit të tabelës në Superligën e Kosovës dhe e shpëtoi, sezoni që lamë pas.
Prezenca në Kupat e Evropës, konkretisht në Conference League, ka bërë që klubi i Malishevës të kërkojë trajner me profil të lartë për të bërë mirë dhe gjithçka duket se po shkon drejt finalizimit.
Me shumë gjasa, ndeshja e parë e Brdaric në “timonin” e Malishevës do të jetë pikërisht kundër Vllaznisë në raundin e parë të Conference League, e cila do të mbahet më datën 9 korrik, stadiumi “Loro Boriçi”. Në të kaluarën, 51-vjeçari ka drejtuar ekipin shkodran, madje ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në edicionin 2020-2021.
