Bajram Rragamaj
Futbolli dhe komuniteti sportiv në Kosovë janë tronditur mëngjesin e ditës së sotme nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit Bajram Rragamaj.
Njoftimin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e të ndjerit, i cili pas një beteje të gjatë nga sëmundja e rëndë, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 24-vjeçare, duke lënë pas dhimbje tek të dashurit e tij dhe klubet me të cilat kaloi karrierën, si KF Dukagjini dhe KF Rilindja e Kosovës.
Ceremonia e lamtumirës së fundit do t'i jepet Rragamajt ditën e sotme në orën 17:00.
Poll
