Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rikthehet në “skenë” rekordmeni i golave në vitin 2014, ish-sulmuesi i Gjermanisë “driblon” Ronaldon dhe zgjedh të preferuar... rivalin e tij të përjetshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet në “skenë” rekordmeni i golave në vitin
Miroslav Klose

Deri më sot, askush s’ia ka dalë që ta thyejë rekordin e tij, e megjithatë, Miroslav Klose beson se ky turne, pra Botërori i këtij viti, mund të prodhojë pikërisht këtë prishje “statuti”.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, i cili e mbylli turneun e vitit 2014 me një numër rekord golash, 16 të tillë, në edicionin ku "Pancerat" u shpallën kampionë, ka surprizuar jo pak me deklaratat e tij, duke dhënë edhe emrin e lojtarit i cili ka shanset ta parakalojë në këtë renditje.

“Pres që rekordi im të thyhet në këtë Kupë Bote. Tashmë edicioni është zgjeruar, ka më shumë ndeshje dhe si rrjedhojë, mundësi të shumta për shënim. Messi dhe Mbappe do të shkojnë larg, ndaj dhe rekordi do të thyhej përgjithmonë.

Nëse ndodh, do të doja të ishte pikërisht Messi. Kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i tij, është gjeni”, u shpreh Klose.

Tashmë 48-vjeç, gjermani ndjen nostalgji për të kaluarën dhe për gjithë karrierën e kalitur, ku në 667 ndeshje si futbollist aktiv, e gjeti rrugën e rrjetës plot 255 herë si dhe kontribuoi për shokët e skuadrës në 138 raste.

Edhe “koleksioni” i trofeve nuk mbetet pas, plot 11 të fituar në skenën europiane dhe atë globale.

Poll

Lexo gjithashtu