Përfaqësuesja e Anglisë është përballur me një incident të papritur pak ditë para ndeshjes së parë në Kupën e Botës 2026. Sipas raportimeve të Daily Mail, një sasi e madhe pajisjesh të ekipit është vjedhur në Kansas City, duke shkaktuar shqetësim në kampin anglez.
Mes sendeve të zhdukura raportohet se janë këpucë futbolli të lojtarëve, pajisje stërvitore, materiale të stafit teknik, topa dhe uniforma për ditën e ndeshjes.
Federata angleze po bashkëpunon me policinë lokale për të rikuperuar pajisjet ose për të siguruar zëvendësime në kohë, në mënyrë që përgatitjet e skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel të mos ndërpriten.
Policia e Kansas City konfirmoi se dy persona të dyshuar janë shoqëruar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë. Autoritetet shpresojnë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen, që ka tronditur kampin anglez në prag të debutimit në Botëror.
View this post on Instagram
