Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

Krist Prenga “hedh pas krahëve” humbjen në ring, mësoni fitimet “kolosale” që mori boksieri shqiptar pas përballjes me Anthony Joshuan (SHUMA)

Shkruar nga NEWSPORT
Krist Prenga “hedh pas krahëve” humbjen në ring,
Anthony Joshua - Kristian Prenga

Përtej objektivit që u “shkërmoq” që në raundin e dytë, Kristian Prenga krahas vlerësimeve të mëdha që mori në duelin përballë Anthony Joshuas, mund t’i gëzohet edhe shumës së përfituar nga ky “meç” i zhvilluar në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve që kanë dalë nga mediat botërore, mësohet se boksieri nga Mirdita ka arkëtuar 1.1 milionë euro, shifra më e lartë nëse marrim për bazë fitimet e mëparshme në karrierën e tij si boksier profesionist.

Sakaq, fituesi, pra Anthony Joshua arkëtoi gjithsej 4.6 milionë euro, ndërsa fondi total i ndeshjes preku 5.7 milionët.

Poll

Lexo gjithashtu