Betejat janë bërë për t’u fituar. Kush humbet, thjesht merr leksione dhe reflekton për të kthyer faqen dhe për t’u përmirësuar në frontin e “luftës”. Anthony Joshua ia doli që të fitojë duelin përballë Krist Prengës, në një ngjarje historike që kulmoi me një përplasje të luftuar.
Britaniku 36-vjeçar ishte më i vendosur se kurrë për të bërë një rikthim epokal, edhe pse diferencat në fushë ishin të dukshme, pa ia kursyer aspak meritat vetë Prengës.
Një artikull i publikuar nga “The Sun”, i dedikon një prapaskenë tejet prekëse Joshuas, i cili është dashur të kalojë një peripeci të jashtëzakonshme dhe shumë të vështirë për t’u tretur emocionalisht, për të ardhur sërish në skenën e madhe të boksit. Muaj më parë, ish-kampioni i Botës ia doli të shpëtojë gjallë nga një aksident i rëndë që i mori jetën tre shokëve të tij të ngushtë.
Mbrëmja e vonë e së shtunës, ishte pikërisht koha kur Joshua duhet të bënte diçka, për të nderuar rikthimin e tij si një kampion i padiskutueshëm si dhe kujtimin e të ndjerëve që kanë lënë një plagë që nuk shërohet kurrë tek boksieri britanik.
Në deklaratat e tij, ai u shpreh se mbetet një luftëtar serioz dhe se di saktësisht se çfarë të bëjë në ring. AJ nuk i ndali as vlerësimet ndaj Prengës, por tha se në fund nuk ngurroi të japë një përgjigje të prerë.
“Ai më dha një test të mirë, por ne u ngritëm, ashtu siç bëjnë kampionët. Ishte më shumë se tha thjesht një forcë. Ishin Sina, Latz, familja ime. Madje as që mund të flas për këtë. Ka qenë e vështirë për mua”, është shprehur Joshua.
Boksieri do t’i drejtohet pas disa muajsh sërish ringut, këtë herë për të sfiduar Tyson Furyn më 14 nëntor në New York.
