Rikthimi i ish-kampionit të Botës, Anthony Joshuas në ring u krye me sukses. Një fitore përballë boksierit shqiptar, Krist Prenga që në raundin e dytë, çfarë solli dhe “pushtimin” e ringut nga mbështetësit, ndërsa nuk munguan as fjalët më të mira nga vetë britaniku për ndeshjen që zhvilloi rivali i tij.
Madje, Joshua u takua dhe me familjarët e shqiptarit, pak minuta pasi përfundoi takimi emocionues. Siç shihen edhe nga pamje më poshtë, Joshua i përshëndet në mënyrë tejet speciale të afërmit e Prengës, të cilët kishin ardhur me veshjet kombëtare.
Duket se për Joshuan, përtej prestigjit që i ofroi ringut me eksperiencën e treguar, karakteri i tij mbetet i rrallë, sikurse profesionist për respektin e vazhdueshëm që tregoi karshi Kristi Prengës para dhe pas ndeshjes.
View this post on Instagram
